Shkolla Profesionale “Beqir Çela”, Durrës është tashmë një shkollë e konsoliduar në përgatitjen e specialistëve të kualifikuar në drejtimet:

  • Automekanikë
  • Elektromekanikë
  • Termohidraulike
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Ajo ofron përgatitje cilësore profesionale, infrastrukturë mësimore bashkëkohore, mundësi kreativiteti dhe një bashkëpunim të gjerë me biznesin.

Shkolla Profesionale ”Beqir Çela” është e hapur për të gjithë nxënësit, pavarësisht nivelit cilësor te tyre sepse stafi i shkollës është i përkushtuar që secili nxënës të gjejë vetveten në profesionin e zgjedhur, duke u bërë kështu një specialist i aftë dhe i kërkuar në tregun e punës. Është evidentuar tashmë, se të gjithë nxënësit që kanë studiuar në këtë shkollë, jo vetëm që janë të punësuar por një pjesë kanë arritur të hapin dhe bizneset e tyre dhe zhvillohen në mënyrë të suksesshme.

Duke filluar nga viti 2009 shkolla “Beqir Çela” punon me një strukturë mësimore 2+1+1, një risi që i mundëson nxënësve cilësorë të vazhdojnë edhe studimet e larta.

SPACE APPS IS A NASA INCUBATOR INNOVATION  PROGRAM

NXENESIT  FITUES  NE VENDIN E TRETE  NGA KLASA  TIK 4.

https://2016.spaceappschallenge.org/challenges/mars/space-recreation/projects/nevis 

Prindër dhe Nxënës!

Unë zgjedh Arsimin Profesional !

Zgjidhni shkollën tonë. 

 Ju nuk do të zhgënjeheni kur të mbaroni shkollën profesionale, përkundrazi do të jeni specialistë të zotë, do të punësoheni menjëherë, duke plotësuar kështu nevojat për një mirëqenie materiale, sociale dhe kulturore për veten dhe familjen tuaj!

Galeria Fotografike