Festat e 28_29 Nentorit 2016

Një atmosferë e veçantë është krijuar në shkollën profesionale " Beqir Cela " me rastin e festave të Nëntorit.Nxënësit e kësaj shkolle kanë shpalosur të gjithë talentin dhe afësitë e tyre përmes  këngëve,valleve,recitimeve dhe nje ekspozite pikturash.

Koncerti festiv është zhvilluar në oborrin e shkollës, ku nxënësit  dhe mësuesit kanë shijuar interpretimet  plot ngjyra të nxënësve.Gjithshka ka nisur me një prezantim të shkurtër të historikut të festave të Nëntorit nga presidenti I senatit të nxënësve  Edison Latifi.

Poezia "Atdheu im" e interpretuar nga Stelina Musta ka përcjellë emocione të forta te të pranishmit, falë interpretimit të ngrohtë dhe me patos artistik.

Kënga "100 vjet shtet" e kënduar nga nxënësi Dardan Meshi e ka bërë atmosferën akoma dhe më të bukur  dhe festive.Vallja popullore e Rugovës e kërcyer nga grupi I valleve të shkollës ka treguar dhe një herë talentin e padiskutueshëm të nxënësve që plot finesë dhe harmoni kanë kërcyer këtë valle tradicionale.Kërcimtarët Jak Vila,Sara Cami,Bajram Kola,  Klaoreta Domi,Stelina Musta,Asllan  Ruci kanë befasuar me pasionin e tyre për të interpretuar vallet popullore.

Tonet muzikore janë rritur me muzikën rep,interpretuar me aq ritëm dhe profesionalizëm nga nxënësi Kevin Aruçi.

Një oaz I bukur është krijuar në mes të koncertit kur talentet e pikturës kanë prezantuar punimet e tyre me tematikën e festava ,si dhe me punime të tjera me tematika të shumëllojshme.

Ekspozita është vlerësuar nga nxënësit dhe mësuesit për mjeshtërinë e nxënësve në  përdorimin e ngjyrave dhe idetë artistike.Mirsad Shehu ka prezantuar punime në telajo  si’’ Violinistja ‘’,’’Mjelma’’ etj,në një kohë që Ervin Sula ka prezantuar punime të tilla si ‘’Vajza dhe deti’’,’’Nusja’’ etj.Vlerësim kanë marrë dhe punimet në grafikë të Adnan Ballës si ‘’Anfiteatri’’,’’Malet’’ etj.

Pas prezantimit të ekspozitës me piktura  atmosfera është ndezur përsëri me vallet popullore apo këngën me iso të interpretuar aq bukur  nga Mirsadi,Xhilsoni,Bato dhe Kevini ,këngën e shqiponjave të interpretuar nga Sulejman Voci ,këngën ‘’Tuman kuqe ‘’ të interpretuar nga Ergini ,Asllani dhe Floriani apo këngën ‘’Më kanë thënë shoqet mbrëmë’’ të interpretuar nga Jak Vila.

Mësues dhe nxënës kanë kaluar momente të paharrueshme falë një organizimi të shkelqyer të aktivitetit për festat e Nëntorit nga mësuesja Lubjana Cami dhe nxënësve të shkollës ‘’Beqir  Cela’’.Nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle kanë treguar dhe një herë se janë shembull jo vetëm në aspektin mësimor por edhe në aktivitetet kulturore dhe artistike. 

Shkolla profesionale "B.Cela"

Zhvillimi i vrullshëm i ekonomisë në sektorët e riparimit të autoveturave, instalimeve dhe riparimeve të paisjeve elektrike, paisjeve hidrosanitare dhe ngrohëse, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, nuk konsiston thjeshtë në përdorimin e gjërë të tyre, por ai shoqërohet dhe me një prani në rritje të teknikave dhe teknologjive moderne.

Në vendin tonë gjithnjë e më shumë po përdoren një numër i madh autoveturash jo vetëm të përdorura, por dhe nga marka të ndryshme e të prodhimit të viteve të fundit.

Po kështu në sektorët ekonomikë dhe të biznesit shumë paisje moderne elektrike apo të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë futur gjerësisht në përdorim.

Është ky fakt që shtron përpara nesh kërkesën për rritjen dhe forcimin e cilësië së shkollës për të kontribuar suksesshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Po si do të kontribuojë shkolla jonë në zhvillimin ekonomik të vendit?

Mundësitë që ofron shkolla jonë si një institucion mësimor dhe edukimi, që mbështetet në kurikul moderne, me infrastrukturë bashkëkohore për realizimin e praktikave dhe kryesisht në stafin mësimor të perkushtur e te trainuar nga specialistë të huaj.