Infrastruktura

 

Shkolla "Beqir Çela" si një shkollë profesionale e suksesshme, ku një nga detyrat e saj është përgatitja e nxënësve me shprehitë e duhura praktike, i ka kushtuar mjaft kujdes plotësimit me bazën e nevojshme materialo-didaktike laboratorëve dhe reparteve . Sot shkolla  ka një infrastrukturë mësimore për zhvillimin e praktikave dhe të teorisë mjaft të mirë .Tashmë në shkollën tonë është bërë realitet pasja e një rrjeti të brendshëm kompjuterik(intranet),paisja e çdo kabineti dhe reparti me kompjuter e videoprojektor dhe me internet, gjë që ka bërë që çdo mësues të zhvillojë mësime virtuale e të ketë mundësinë e navigimit në internet në çdo kohë. Në shkollën tonë është bërë e mundur kohët e fundit lidhja direkte në audio dhe video nëpërmjet internetit  e mësuesit të teorisë me atë të praktikës, gjë që është një risi në modernizimin e procesit mësimor.

 

Shkolla jonë ka në përbërje të saj këto ambiente mësimore dhe ndihëmse:

 

 

Ofiçina

 

  1. Reparti auto.1
  2. Reparti auto.2
  3. Reparti auto.3
  4. Reparti auto.4
  5. Reparti auto.5(është në proces kompletimi).
  6. Reparti auto.6(është në proces kompletimi).
  7. Reparti i teknikës së komandimit elektrik.
  8. Reparti i teknikës së instalimeve elektrike.
  9. Reparti i paisjeve elektroshtëpiake.
  10. Reparti elektrik mix.(është në proces kompletimi).
  11. Reparti i axhusterisë.
  12. Reparti i saldimit.
  13. Reparti i tornerisë.
  14. Reparti i instalimeve hidraulike.
  15. Reparti i instalimeve ngrohëse.
  16. Dy magazina per mbajtjen e bazes materiale te nevojshme per repartet e oficines.
  17. Dhomen e gjeneratorit.
  18. Magazina e repartit te saldatures + dhomen e prodhimit te acetilenit.

 

Shkolla


  1. Laboratori i kompjuterave Nr.1
  2. Laboratori i kompjuterave Nr.2
  3. Laboratori i kompjuterave Nr.3
  4. Laboratori i kompjuterave postsekondar Nr.1
  5. Laboratori i kompjuterave postsekondar Nr.2
  6. Kabineti i sh.m.t.
  7. Kabineti i elektroteknikës.
  8. Kabineti i vizatimit teknik
  9. Kabineti i teknologjisë elektrike.
  10. Kabineti i hidraulikës.
  11. Kabinetet e kulturës së përgjithshme si:(matematikës,fizikës,kimisë,gjuhëve të huaja,sociologjisë,letërsisë etj.)
  12. Salla e multimedias.
  13. Salla e konferencave dhe aktiviteteve.
  14. Biblioteka

 

Ambiente ndihëmse


  1. Zyra e drejtorit
  2. Zyra e zv/drejtorëve
  3. Zyra e përgjegjësit të bazës prodhuese.
  4. Salla e mesuesve
  5. Zyra e financës.
  6. Zyra e sekretarisë.
  7. Arshiva.
  8. Magazina e bazës prodhuese.
  9. Dhoma e punëtoreve të shërbimit.



Theksojmë se duke u mbështetur në zhvillimet e shpejta teknologjike dhe teknike të specialiteteve që ka shkolla dhe në misionin që ka shkolla për të përgatitur specialistë të aftë që t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës; si  dhe në kërkesat në rritje nga të rinj që duan të vazhdojnë shkollën "Beqir Çela". Stafi i shkollës ka shtruar si kërkesë imediate ngritjen e oficinës së re dhe zgjerimin e shkollës, që do të ishte një hop cilësor në realizimin e qëllimit dhe misionit të shkollës.